Dy vjet nga aksidenti, flet shoku i Atjon Zhitit: Jeta si i paralizuar
Në aksidentin tragjik të 20 Dhjetorit 2014, Atjon Zhiti do të ndahej nga jeta tragjikisht në moshën 19 vjeçare, ndërsa Serxho do të plagosej rëndë dhe do të qëndronte për rreth 3 muaj në koma.
21-vjeçari, tashmë është i paralizuar dhe për herë të parë pas 2 vitesh ka treguar historinë e dhimbshme të tij dhe momentet e aksidentit.
I ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, i riu rrëfen se për 3 muaj ka qëndruar në koma, dhe nuk ka ditur asgjë se çfarë kishte ndodhur. Po ashtu ai ka rrëfyer se si ka marrë vesh aksidentalisht nga doktorët, se nuk do të mund të ecte më.
“Unë kam qëndruar në koma për 3 muaj. Operacionet më të vështira i kam bërë në Gjermani në koma. Familja ime ka bërë shumë për mua, sepse im atë ishte ende me paterica. Kur jam zgjuar, nuk dija asgjë se çfarë kishte ndodhur, kërkova menjëherë mamin. Aty e mësova se nuk do të mund të ecja më. Pyetja e parë që i bëra të shpisë ishin gjëra të thjeshta, por pas ca kohësh kur erdhi edhe babi në Gjermani, ai ma tha lajmin e shokut tim. Ishte shock komplet. Atë ditë kam marrë edhe lajme padashje që nuk mund të lëvizja më këmbët. Thirra drejtorin e repartit për ta pyetur për kushtet e spitalit. I kërkova leje a mund të çohem se kasha tërë kohën në sopital. Aty doktori më tha ftohtë: Ti nuk mund të qash, por për të paktën 10 vjet nuk mund të ecësh”, ka rrëfyer Serxho Martiniani.

