Dyrnjaja: Rama është tek pjesa e ezaurimit ekstrem të pushtetit të vetvetes
Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila, duke komentuar marrëdhëniet midis Ilir Metës dhe Edi Ramës dhe ta se në fund, ata kanë bërë pazar.
Pjesë nga biseda:
Hila: E gërryen Ramën kjo?
Dyrnjaja: Rama është mësuar me pushtetin absolut. Më shumë gërryen bashkëshorten e Metës. Unë them që Meta dhe Rama i kanë rregulluar dhe prishur marrëdhëniet midis tyre në raport me balancat e përfitimin politik. Janë konfrontuar por në fund fare kanë bërë pazar. Në fund fare ka fituar Rama në çdo rast. Edhe me rastin e mos dekretimit po shkojmë në dekretim. Edhe me rastin e shefit të SHISh e mbajti një vit dhe e dekretoi. Unë dyshoj se ata bëjnë gjithmonë marrëveshje. Rama gërryen vetveten. Është tek pjesa e ezaurimit ekstrem të pushtetit të vetvetes. Është fiks ai zogu që është në degën e vet dhe po e sharron me shpejtësi degën e vet. I vetmi njeri që mund t’i presë degën Edi Ramës është vetë Edi Rama. Nuk shoh ta kërcënojë dikush tjetër Ramën nga pikëpamja politike dhe elektorale në këto rrethana që jemi.

