Dyshimi/ Autorët e masakrës në Lushnjë janë larguar nga Shqipëria

Autorët e atentatit të 11 tetorit në Lushnjë janë ne arrati. Dy javë e gjysmë nga vrasja e Jurgen Hoxhës dhe Zamit Latifit policia dhe prokuroria e Lushnjës nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e autorëve të dyshuar Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin.

Sipas burimeve, autoret e krimit mund te jene larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Në sistemin Tims ata nuk figurojnë të kenë dalë nga vendi ynë, por dyshimet janë për kalim kufiri me pasaportë false ose nga kufiri tokësor drejt vendeve fqinje.

Kërkimet e prokurorisë së Lushnjës për gjetjen e autorëve kanë vijuar edhe në rrethin familjar. Prindërit e Haxhiut dhe Bilbilit pasi janë paraqitur në prokurori kanë deklaruar se prej disa muajsh përpara vrasjes së dy personave, ata nuk kanë pasur komunikim me fëmijët e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu mësohet se janë marre në mbrojtje dy familjet e autorëve të dyshuar për masakrën e Lushnjës ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Të rinjtë njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit , djali i vëllait të Aldo Bares. Te po i njëjti vend , fare pranë komisariatit te Lushnjes ku ndodhi masakra ,nje vit me pare Laert Haxhiu plagosi me arme Xhulio Shkurtin dhe shokun e tij Sajmo Xheliun.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

/ SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?