Dyshonte se ishte i dashuri sekret i gruas, shqiptari tenton t’i ngulë thikën italianit
Një 45-vjeçar u ndalua nga policia në Romë, në zonën e Casal brucitato. Ai akuzohet se ka tentuar qëllojë me thikë një 40-vjeçar italian.
Shqiptari kishte dyshime se 40 italiani ishte i dashuri i gruas së tij. Të dy burrat në momentin e konfliktit ndodheshin në një ofiçinë.
Policët kanë dëgjuar të bërtiturat dhe kanë ndërhyrë në kohë, duke parandaluar plagosjen. Sipas mediave italiane, shqiptari ka precedentë të mëparshëm penalë për drogë, vjedhje, mashtrim.
Ai do të procedohet në gjendje të lirë.

