E burgosin gabimisht, gjykata e Vlorës i heq kujdestarinë e djalit
Një ngjarje e pazakontë po ndodh në qytetin e Vlorës ku prej katër orësh një burrë i veshur me xhinse, bluzë me vija dhe një xhup të zi qëndron i shtrirë para Gjykatës së Apelit.
Mësohet se ai është shtetasi Elidon Isufi, me profesion saldator ka zgjedhur këtë mënyrë për të protestuar ndaj vendimit të gjykatës, e cila i ka hequr kujdestarinë e të birit, pa të drejtë, sipas tij, shkruan Balkanweb.
Isufi ka qenë në burg për 7 muaj, e më pas është lënë i lirë, pasi sipas tij e kanë ngatërruar me një tjetër person që ka të njëjtat gjeneralitete si ai. Gjatë kësaj kohe në gjykatë bashkëshortja ka kërkuar divorcin e gjykata ka dhënë një vendim në mungesë të tij.

