E çuditshme/ I riu nga Vlora dënohet me 6 muaj burg, “refuzoi” të bëhet ushtar

Në vitin 2009 Shqipëria pas anëtarësimit në NATO, hoqi paraqitjen me detyrim në ushtri. Sot në 2016, në Vlorë ka ndodhur një rast i padëgjuar.

Një 31-vjeçar me inicialet K.Gj, i cili ishte shpallur në kërkim u arrestua ditën e djeshme nga policia. Arsyeja e shpalljes së tij në kërkim ishte sepse kishte dezertuar ushtrinë.

Për këtë akuzë, Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë e dënoi të riun me 6 muaj burg në bazë të Kodit Penal Ushtarak. Nisur nga ajo që parashikon Kodi, i riu nga Vlora ka marrë një dënim minimal pasi ai rrezikonte deri në 5 vjet heqje lirie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kodi Penal Ushtarak

Swiss Digital Mobile Reklama

SHMANGIA NGA SHERBIMI USHTARAK

Neni 33

Dezertimi Largimi nga reparti ose vendi i shërbimit, i ushtarëve dhe nënoficerëve, me qëllim shmangie përgjithmonë nga shërbimi ushtarak, si dhe mosparaqitja e tyre me të njëjtin qëllim në repartin ose vendin e shërbimit me rastin e emërimit, transferimit, kthimit nga misioni, nga spitali ose nga leja, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër e kryer në kohë lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim jo më pak se dhjetë vjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?