E FUNDIT/ Sekuestrohet një ton kanabis në Velipojë, disa të arrestuar
Sekuestrohet një ton kanabis në fshatin Vilun të Velipojës. Lënda narkotike u sekuestrua nga Policia vendore dhe FNSH në momentin që trafikantët po e transportonin për ta ngarkuar në gomone.
Nga operacioni janë arrestuar disa persona, ndërsa përpos kanabisit është bllokuar edhe gomonia që do të transportonte lëndën narkotike drejt Italisë.
Aktualisht droga e sekuestruar po peshohet, ndërsa drejtori i Policisë së Qarkut të Shkodrës ka paralajmëruar një konferencë për mediat për të dhënë më shumë detaje nga operacioni.
Aksioni vijon nga FNSH për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat që janë përfshirë në trafikun e lëndës narkotike.
Policia kishte rënë prej disa kohësh në gjurmët e trafikantëve, ndërsa priti momentin e fundit për t’i arrestuar.
Pas vështirësisë që në Jug të vendit, tashmë trafikantët po tentojnë që të trafikojnë kanabisin drejt Italisë nga zona e Shëngjinit dhe Velipojës.

