E gënjeu me ëmbëlsira 10-vjeçaren dhe abuzoi me të, 69-vjeçari: E putha në faqe
69-vjeçari në Kavajë, u arrestua pak ditë më parë, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një vajzë të mitur. Ka qenë babai i vajzës 10-vjeçare, ai që ka denoncuar Lik Çaça. Babai i vajzës në komisariat ka pohuar se ishin disa fëmijë të lagjes, ata që e kanë njoftuar se vajzën e tij e kishte marrë në banesë 69-vjeçari.
Fëmijët i kanë treguar babait të 10-vjeçares, se i moshuari e kishte thirrur vajzën, duke i thënë se do ta qeraste me ëmbëlsira, dhe pas kësaj e ka marrë në shtëpinë e tij.
Referuar deklaratës së policisë së Kavajës, Çaça ka qenë vetëm në shtëpi në momentin që ka futur brenda vajzën e mitur dhe për këtë arsye ka dyshime se ai mund ta ketë ngacmuar atë seksualisht, nisur edhe nga deklarimet e babait të së miturës.
Vajza është marrë nga familjarët e saj, dhe më pas është pyetur në praninë e një psikologeje për mënyrën sesi ka ndodhur ngjarja. Mësohet se vajza nuk ka pohuar asgjë, por ka filluar të qajë, veprim që ka shtuar dyshimet rreth pretendimeve të babait të saj.
Edhe pse nuk ka ndonjë provë të arsyeshme që ai ka kryer vepra të turpshme me të bijën, fakti që ajo ka qarë në momentin e parë që është takuar me prindërit, sipas të atit është dëshmi e mjaftueshme për të.
69 vjeçari ka mohuar kategorikisht që të kishte ngacmuar në ndonjë formë seksuale vajzën e mitur por vetëm e ka puthur në faqe, fakt që e ka konfirmuar edhe vajza.

