E kapin me 64 kg kanabis në mjet, 24 vjeçari nga Maqedonia i ikën policisë

Policia e Fierit sekuestron 64 kg lëndë narkotike kanabis.Lënda narkotike u kap në një automjet  tip “Volkswagen” me targa SK 0605 AL, i cili drejtohej nga shtetasi A.K, 24 vjeç, banues në Maqedoni.

Policia thotë se u vu në ndjekje të mjetit pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas po transportonte drogë.

Gjatë ndjekjes nga punonjësit e policisë, drejtuesi i mjetit është përplasur me trafikëndarësen në rrethrrotullimin e Kolonjës në Lushnje dhe është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet e kryera në mjetin e braktisur u gjetën dhe sekuestruan 64 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e ka shpallur në kërkim 24 vjeçarin, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

droga-4droga-3droga-2drogadroga-5

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?