E mahnitshme/250 banorë të fshatit Hajmel realizojnë artistikisht “Betlehemin e gjallë”
“Për të 5-tin vit me radhë, në fshatin Hajmel të bashkise Vau Dejes u organizua betlehemi i gjallë
Rreth 250 aktorë amatorë, të gjithë banorë te fshatit, marrin pjesë në këtë aktivitet festiv që na kthen pas me imazhe në kohen kur lindi Krishti”- shkruan dom Gjergj Meta.
Në të vertetë kjo gjë është mbresëlënëse nga mënyra e realizimit nga qytetarët e këtij fshati, të cilët si aktorë të vertetë kanë realizuar kaq mjeshtërisht skenat e lindjes se Jezu Krishtit.