E para grua kolonele në Shqipëri, nga sot Prefektja e re e Tiranës
Mes 12 Prefektëve të rinj të emëruar sot nga kryeministri Edi Rama, është edhe një grua. Suzana Jahollari është emëruar si Prefekte e Tiranës. Ajo është e vetmja grua kolonele në historinë e Shqipërisë. Nga selia e qeverisë, Rama prezantoi emrat e rinj të prefektëve, të gjithë ushtarakë dhe ish-ushtarakë.
“Për ta mbyllur me prefektin e Tiranës, e para kolonele në historinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kolonele në rezervë Suzana Jahollari, komandante e Akademisë së Nënoficerëve Tomson, drejtore e drejtorisë së Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes, me kualifikime në Holandë dhe në SHBA. E aktivizuar në forume të NATO-s, që lidhen me barazinë gjinore dhe çështje të tjera”, u shpreh Rama nga selia e qeverisë teksa prezantoi 12 Prefektët e rinj të vendit.
Lista e Prefektëve të emëruar
1. Z. Roland Nasto emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit
2. Z. Çesk Millja emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës
3. Z. Baki Bala emërohet prefekt i Qarkut të Fierit
4. Z. Dhori Spirollari emërohet prefekt i Qarkut të Korçës
5. Z. Harilla Dafa emërohet prefekt i Qarkut të Beratit
6. Z. Nexhbedin Shehu emërohet prefekt i Qarkut të Dibrës
7. Z. Astrit Aliaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës
8 Znj. Suzana Jahollari emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës
9. Z. Maksim Malaj emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit
10. Z. Zenel Kuçana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit
11. Z. Gjergj Prendi emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës
12. Z. Flamur Mamaj, emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës

