E reja përndjek e kanos 39-vjeçarin, më pas telefonon 112: Ai po më kërcënon. Ja si e ‘zbuloi’ policia
Hera e fundit ka qenë dje rreth orës 15:45, por ndërsa 38-vjeçari ndodhej në Stacionin e Policisë ku po jepte deklarim dhe po rrëfente situatën në të cilën ndodhej, e reja ka telefonuar 112 duke dhënë alarmin se personi në fjalë po e kërcënonte. Oficerët e policisë kanë mbetur të çuditur, pasi para tyre ndodhej personi që supozohej se po kërcënonte 27-vjeçaren. Policia ka shkuar në banesën e saj dhe e ka shoqëruar në polici, por sërish e reja ka thënë versionin e rremë të historisë. Asaj i janë vënë prangat për përndjekjen dhe kërcënimin e 38-vjeçarit si dhe për kallëzim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.
/BW

