E rëndë – Një 57-vjeçar në Bilisht i jep fund jetës duke u djegur me benzinë

Një 57-vjeçar në Bilisht i ka dhënë fund jetës duke u vetëdjegur.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në në banesën e tij private.

Shtetasi me iniciale K.Ç është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe të Ambulancës.

Swiss Digital Mobile Reklama

57-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në spital, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Nga hetimet e para, dyshohet se ky shtetas ka patur probleme mendore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?