E rrallë/ “Lufta” bashkon PD-në dhe PS-në

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e Librazhdit kanë zgjedhur të jenë bashkë për të kujtuar një datë historike siç është 10 Nëntori, 73 vjetori i Çlirimit të Librazhdit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare është inspirim për brezat e rinj dhe të gjithë duhet të vendosim interesin kombëtar përpara interesave të konjukturave politike.

“Ne dhamë një shembull shumë të mirë për të gjithë politikën shqiptare. Bashkë me Kryetarin e PD, kryetarin e bashkisë dhe të gjitha forcat e tjera politike, ne jemi të gjithë bashkë për të festuar këtë ditë kaq të rëndësishme të historisë së rrethit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe kështu do të jemi së bashku edhe në 28-29 Nëntor, sepse këto janë ditë të shënuara në historinë e një kombi që lirinë e ka fituar me forcat e veta”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ditën e Çlirimit të Librazhdit u zgjodh jo pa qëllim të inaugurohej edhe rruga e Çermenikës, një aks i rëndësishëm që u shërben disa fshatrave dhe prej shumë kohësh ishte kërkuar nga banorët e kësaj zone.

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit tha se rruga e Çermenikës ishte një investim i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, por terreni i vështirë i Librazhdit kërkon ende shumë investime, sidomos sa i përket infrastrukturës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?