E shoqja i kërkoi çanta origjinale për dyqanin e saj, por mashtruesja i solli fallco dhe fitoi 36 mijë euro

Erlinda Metaliaj u arrestua nga Policia e Tiranës pasi mashtroi një tjetër vajzë duke i shitur 9 çanta false, sikur të ishin origjinale, të markave të njohura në një vlerë totale prej 36 mijë euro. ”Shqiparja.com”, se dy vajzat ishin mikesha me njëra-tjetrën dhe gjithçka ka nisur kur viktima, në këtë rast e mashtruara, i ka kërkuar Metaliajt t’i sillte çanta origjinale të markave si “Chanel” nga jashtë shtetit, pasi vetë kishte një dyqan me qira.

Çantat “origjinale”, Metaliaj ia ka sjellë nga jashtë në harkun kohor të disa muajve për t’i shitur në dyqanin e saj, teksa vajza nuk e ka kuptuar se ishin false. Më vonë kur çantat nisi t’i shiste, ishin ekspertët që dallojnë origjinalitetin e produkteve, të cilët kuptuan mashtrimin, pasi çantat rezultonin të ishin jo 100% origjinale.

Vajza në fjalë, identiteti i së cilës mbahet i fshehtë nga hetuesit, bëri kallëzim në polici. Pasi sqaruan dinamikën e ngjarjes dhe faktuan veprën penale, agjentët ndërhynë për arrestimin e 30-vjeçares Metaliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?