E ‘tradhëton’ stili i jetës dhe selfie-t me shampanjë në FB, arrestohet shqiptari shpërndarës droge në Itali

Ndërsa në Facebook-un e tij kishte mijëra miq dhe selfie të panumërta me shishe shampanje. Pikërisht për këtë arsye e tërhoqi vëmendjen e karabinierëve. Çdo mbrëmje kontaktonte me një numër të madh personash, dhe asnjëri nuk ishte kontakt telefonik por ballë për ballë. Miqtë e tij dinin ku ta gjenin, në të njëjtat vende në të njëjtat orare, shkruajnë mediat italiane.

Karabinierët e vëzhguan për një kohë të gjatë për të kuptuar  se ku 24-vjeçari shqiptar fshihte drogën. Më pas ata hynë në aksion duke ndërhyrë në momentin e duhur: bllokuan atë dhe klientin e tij në flagrancë teksa shqiptari i jepte dozën e kokainës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë bastisjes së policisë në banesën e tij, iu sekuestruan 50 gramë kokainë, para cash, mjete për prerjen e drogës. Marku gjendet në burg momentalisht në pritje të dënimit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?