Edhe policia me konçesion?

“Policia pritet të ofrojë shërbime shtesë për persona apo institucione, publikë apo privatë, kundrejt pagesës. Ky është thelbi i një projektvendimi të Këshillit të Ministrave, i cili është në fazën e konsultimit mes institucioneve,” shkruan sot RD. “Së fundmi, Ministria e Brendshme e ka përcjellë atë për mendim në Ministrinë e Drejtësisë. Projektvendimi “Për miratimin e llojeve të shërbimeve shtesë që ofron Policia e Shtetit, për personat juridikë e për ata fizikë, publikë ose privatë, dhe tarifave të pagesës për këto shërbime”,  radhit një listë me shërbimet shtesë që do të kryejë Policia e Shtetit mbi kohën normale të punës.

Mes këtyre shërbimeve janë edhe sigurimi i aktiviteteve kulturore e sportive, kombëtare e ndërkombëtare, apo edhe sigurimi i transportit të vlerave monetare të bankave të nivelit të dytë në vend.

Shërbimet shtesë me pagesë nga strukturat e Policisë së Shtetit do të ofrohen bazuar në kërkesën e personave juridikë e fizikë, publikë ose privatë dhe do të mbulohen me punonjës policie jashtë kohës normale të punës/shërbimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas draftit, angazhimi i Policisë në shërbime shtesë nuk do të cenojë shërbimet e planifikuara për përmbushjen e misionit dhe përgjegjësive institucionale për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

TARIFAT DHE FITIMET

Në projektvendim është përllogaritur edhe tarifa financiare për punonjësit e policisë, sipas gradës, për çdo orë pune në shërbimet shtesë.
Sipas tabelës që shoqëron projektaktin, grada “Inspektor” do të paguhet 597,24 lekë për orë, grada “Nënkomisar” 766.31 lekë për orë, grada “Komisar” 834.32 lekë për orë dhe grada “Kryekomisar” 1060 lekë për orë.

Të ardhurat që realizohen nga kryerja e shërbimeve shtesë të përcaktuara në këtë vendim, përdoren në masën 90 për qind nga Drejtoria e Policisë së Shtetit dhe trajtohen si të ardhura jashtë limitit, me qëllim përdorimin e tyre për të përballuar pagesat e mbikohës së punës për punonjësit, që do të angazhohen në detyra mbështetëse, sipas akt-marrëveshjes dhe 10 për qind derdhen në Buxhetin e Shtetit”.-syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?