Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 13:47 Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, studentët: Pa kryetar, por me një zë të përbashkët! Një grup studentësh shqiptarë kanë shpallur krijimin e Lëvizjes Studentore Kombëtare, një organizim të pavarur që synon të përfaqësojë shqetësimet e të rinjve dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Edi Rama: Kush ministër, deputet apo kryebashkiak ka probleme me SPAK, nuk është më i PS!

Edi Rama: Kush ministër, deputet apo kryebashkiak ka probleme me SPAK, nuk është më i PS!

Aktualitet
E martë, 7 Maj 2024 10:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama flet live në takimin e jashtëzakonshëm me ministrat dhe grupin parlamentar.

Edi Rama e filloi me këto fjalë: “Kërkoj sot vëmendjen tuaj dhe përmes kësaj mbledhje të hapur të përbashkët të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar. Dëshiroj edhe vëmendjen e atyre që na kanë votuar qysh prej 2013 kur morëm detyrën të Rilindim Shqipërinë e rrënuar nga duart e disave që klithin ditë e natë apo bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve të televizorëve. Bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun e për të krijuar një hendek mes nesh e shumicës së shqiptarëve që na kanë besuar e  mbështetur pa kursim në gjithë këto vite. Sot nuk do ndalem te gjysmë të vërtetat që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha e as te akuzat e rreme dhe fabrikimet djallëzore. Sot do përqendrohem te të vërtetat, 10 vite pas marrje së detyrës. Qofshin të vërteta të ëmbla qoftë të hidhura, për të cilat nuk ka të na vijë mirë por duhet ti shohim në sy. Kur shqiptarët na votuan masivisht për mandatin e parë Shqipëria ishte në ditët më të zeza që nga 1997. Krimi kishte fituar qetësi në veprimtari në një lojë sylla mbyllazi me rendin. Qytetarët jepnin rryshfet edhe për të marrë një certifikatë lindjeje….”- tha Rama.

Me tej kryeministri vazhdon duke folur për korrupsionin “Vetëm falë kësaj lufte vendimtare për Shqipërinë që PS po bën prej 10 vjetësh nuk na e mohon dot askush. Pa PS nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve në drejtësi. Nuk do shihnim rrëzimin e monumentit të pandëshkueshmërisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ka një të vërtetë të madhe në këtë mes, nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë jashtë zjarrit të saj. I hapëm rrugë krijimit të një gryke zjari të re, si SPAK por ia hoqëm vetes me ndërgjegje e guxim, cdo mundësi kontrolli politik të shënjestrave e goditjeve të asaj gryke zjarri. Le të thotë ctë dojë kushdo që nuk do ta pranojë, por sot drejtësia vepron mbi pushtetin e politik, e pavarur, ndaj pushtetit. Ne i kemi hapur rrugë dhe furnizimit me municion të asaj gryke zjarri”… shtoi Rama.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por thelbi i gjithë fjalës së kryeministrit ishte në lidhje me ata që kanë prekur buxhetin e shtetit dhe po hetohen nga SPAK, qoftë ministër, deputet apo kryebashkiak, janë tradhtarët e PS dhe të 800 mijë votuesve. Dhe nuk janë më në PS, ndaj të gjejnë avokatët e tyre, sepse PS nuk i njeh më.

Mund t'ju interesojë

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Para 52 minutash
Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?

Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?

Para 59 minutash
Hipoteza e Riemann: studiuesi i Anthropic thotë se e zgjidhi me Claude

Hipoteza e Riemann: studiuesi i Anthropic thotë se e zgjidhi me Claude

Para 1 ore

Pra kryeministri paralajmëroi, me sa duket, se do të ketë ngjarje të reja nga mazhoranca në arrestime nga SPAK.

(ndiqeni live)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, studentët: Pa kryetar, por me një zë të përbashkët!
Para 6 minutash

Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, studentët: Pa kryetar, por me një zë të përbashkët!

Doktrina bërthamore e Iranit: Araqchi sheh argumente të arsyeshme për ndryshim
Para 23 minutash

Doktrina bërthamore e Iranit: Araqchi sheh argumente të arsyeshme për ndryshim

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri
Para 52 minutash

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?
Para 59 minutash

Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 14 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 17 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 19 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 14 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.