Edi Rama: Kemi hyrë në javën më të vështirë, po humbasim njerëz (VIDEO)

Shqipëria duket se ka hyrë në javën kritike të epidemisë së koronavirusit. Pas 14 ditësh  nga zbulimi i rastit të parë, siç ishte parashikuar dhe nga ekspertët, rastet kritike me COVID 19 janë shtuar.

Sot u shënua vitkima 4 nga koronavirusi, ndërkohë një tjetër pacient është në vdekje klinike dhe mjekët po përpiqen për ta kthyer në jetë.

Pas lajmeve të trishta nga beteja me koronavirusin, ka reaguar kreu i qeverisë. Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel shqiptarëve për të qëndruar brenda shtëpive për të kursyer sa më shumë jetë njerëzish.

STATUSI I EDI RAMËS NË FACEBOOK:

KEMI HYRË NË NJË JAVË TEJET TË VËSHTIRË DHE PO HUMBASIM NJERËZ?

KEMI VETËM NJË GJË NË DORË PËR TË KURSYER SA MË SHUMË JETË DHE LEHTËSUAR SA TË MUNDEMI VUAJTJET E MËDHA:

TË SHTRËNGOJMË DHËMBËT DHE DUROJMË, DUROJMË, DUROJMË, DUKE MOS SHKELUR LIGJIN E LUFTËS PËR KUFIZIMIN E LËVIZJES; DUKE MOS DALË NGA SHTËPIA KOT; DUKE ECUR VETËM NË RRUGË KUR KEMI NJË DOMOSDOSHMËRI JASHTË SHTËPISË; DUKE NDENJUR NË RADHË NË DISTANCË MINIMUMI 1 METËR PAS KURRIZIT TË NJËRI – TJETRIT KUR BËJMË PAZAR; DUKE REZISTUAR, REZISTUAR, REZISTUAR

*kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/275224463466528/

SHKARKO APP