Edi Rama mban premtimin, largon nga universiteti bujqësor Kamzë familjet pushtuese

Edi Rama mban premtimin. Ka nisur sot në mëngjes, aksioni policor për largimin nga konviktete e Universiteti Bujqësor të Kamzës të familjeve që kanë uzurpuar konviktet e studentëve prej disa vjetësh. Për ta monituar këtë supëraksion ka shkuar vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kreu i ALUIZNI-it, Artan Lame.

Nga ana tjetër, IIKMT ka nisur shembjet e disa godinave të ngritura në territorin e kampusit universitar.

Aksioni i spastrimit u paralajmërua nga Kryeministri Edi Rama rreth një muaj më parë, në ceremoninë e 65 vjetorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama njoftoi se “do të çelë pas 20 e kusur vitesh rrënimi e zaptimi të kësaj qendre të dikurshme të ekselencës, rrugën e rilindjes përmes transformimit në një kampus bashkëkohor universitar; ku duhet të bjerë në sy ajo që është edhe mrekullia vetë e natyrës, kultuvimit të tokës, prodhimit bujqësor e blegtoral, zhvillimit rural në tërësi.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?