Edi Rama në konferencë shtypi, rrit pagat në mënyrë drastike (Video)

Kryeministri Rama doli sot në konferencë shtypi pas vendimeve të qeverisë për rritjen e pagave të punonjësve shtetërorë.

Dola sot këtu sepse është një nga ditët të shënuara të qeverisjes. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardhë se në harkun e një viti paga mesatare do shkojë nga 563 euro në 900 euro.

Paga e mësuesve në arsimin e mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë. Në arsimin bazë do të shkojë nga 74 mijë deri në 95 mijë. Këto janë shifra bazë. Kohëzgjatja në detyrë dhe nivelet e kualifikimeve bëjnë që gjërat të jenë edhe më mirë. Është koha të bëjmë një rritje të konsiderueshme të pagave të pedagogëve me 20%. Është kënaqësi e posaçme t’u them infermierëve të kapin një bazë prej 87 mijë lekësh“, tha Rama.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

SHKARKO APP