Edi Rama në rol aktori te Ermal Mamaqi: “S’ka bir none dhe kurve ta martojë Landin me zor!”

Shikoni Edi Ramën në një sekuencë video nga filmi i fundit. Kryeministri Edi Rama tashmë është shfaqur dhe si aktor teksa luan një pjesë të vogël në filmin e Ermal Mamaqit.

Në këtë film Rama vjen në rolin e dajës, i cili futet në dasmë dhe thotë “S’ka bir none dhe kurva ta martojë Landin me zor. Kush i bën presion çunit tonë këtu?”. 

Në rolin e dajës, Rama i del në mbrojtje nipit, që luhet nga Ermali. Në skenën më pas kryeministri thotë: “Dy duar për një kokë dhe secili kokën e vet”.

Ai përballet me babain e nuses, Bruno Shllaku, i cili i afrohet duke i thënë: “Po ku ishe mor burrë, jepma dorën. Ti qenke burrë, jo si ky krushku im që s’ka qejf me mbajt kurrë pantallonat vesh”.

Por kryeministri i kthehet duke thënë se edhe atij nuk i pëlqejnë brekët: “Me thënë të drejtën edhe unë nuk i dua hiç brekët”.

Edi Rama pasi ka provuar si kengëtar para disa vitëve, tashmë po garon edhe si aktor. Pasi mori bashkinë, PS-në, qeverinë, median, biznesin, ai tashmë po futet në udhën e kinematografisë.

SHKARKO APP