Edi Rama takon kandidatin shqiptar për në Bundestag, Kolë Gjoka
Megjithë axhenden tejet të ngjeshur në Berlin, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk kishte si të mos gjente kohë të takonte mes personaliteteve të politikës gjermane edhe kandidatin shqiptar të CDU për në Bundestag, zotin Kolë Gjoka.
Zoti Gjoka është një ndër mbështetësit dhe lobuesit e Shqipërtisë në politikën gjermane, aktivitet për të cilin zoti kryeministër e falënderoi.
Vetëm disa ditë më parë, në një aktivitet të CDU, zoti Kolë Gjoka i ka kërkuar mbështetje kancelares mbështetje për Shqipërinë në BE.
Nga ana e saj kancelarja e ka përshëndetur arritjen e zotit Gjoka në politikë dhe i ka deklaruar: Ju duhet ta doni atdheun tuaj më shumë se unë… dhe të kuptoni që nuk ju lëmë vetëm…/Pamfleti.

