Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 08:33 Zelensky e quan Putinin vrasës pas fjalëve të Trump për mikun Zelenskyy e quan Putinin "vrasës" pasi Trump e quajti liderin rus "mik". Rusia nisi një valë të madhe sulmesh ndaj Ukrainës, me të paktën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edi Rama:Asnjë kazino në Tiranë

Aktualitet E hënë, 12 Prill 2021 10:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kazinotë do të zhvendosen vetëm në zonat turistike dhe nuk do të lejohen më në qendrat e banuara, ndërsa sallat e basteve sportive do të jenë me numër të reduktuar.

Qeveria ka miratuar një projektligj të ri për lojrat e fatit, i cili ndryshon rrënjësisht mënyrën se si rregullohet industria e kumarit në vend.

Drafti, i cili është dërguar për diskutim në Parlament, shtrëngon kriteret e liçencimit, por edhe rrit fort taksat për të gjitha llojet e aktiviteteve të bixhozit. Për bastet sportive, numri total i sallave do të reduktohet në 500 dhe nuk do të lejohet të ndërtohen në distancë më të vogël se 200 metra nga njëra-tjetra. Po kështu, shoqëritë që ushtrojnë këtë aktivitet, ndryshe nga më parë nuk do të kenë më liçençë me afat të pakufizuar, por me afat 10-vjeçar dhe për ta marrë atë do të paguajnë 200 milionë lekë.

Për bingon kombëtare, afati do të jetë po dhjetëvjeçar, ndërsa tarifa për të marrë liçencën është vendosur 40 milionë lekë, ndërsa për kazinotë dhe llotaritë kombëtare tarifa e liçencimit varion nga 40 milionë deri 1 miliardë lekë.

Megjithatë, ndryshimi më i fortë që sjell ligji i ri është ai i skemës së taksimit. Aktualisht taksat mbi kumarin janë fikse mbi numrin e sallave, nipteve apo makinave elektronike, në varësi të llojit të aktivitetit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me ligjin e ri, taksimi do të jetë në përqindje mbi xhiron që realizojnë. Përkatësisht, bizneset e të gjitha llojeve të bixhozit do të paguajnë si taksa në shtet 25 për qind të të ardhurave bruto që ato realizojnë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Parlalelisht mbi këtë taksë, organizatorët e lojrave të fatit do të paguajnë edhe një tarifë prej 3 për qind mbi të ardhurat për llogari të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojrave, MF dhe 0.2 për qind në Ministrinë e Sporteve njoftonte mbrëmë Top Channel. Qeveria thotë se përmes ligjit të ri do të disiplinojë industrinë e kumarit, reduktojë përhapjen e këtij fenomeni dhe do të mbrojë më shumë qytetarët.

Mund t'ju interesojë

Zelensky e quan Putinin vrasës pas fjalëve të Trump për mikun

Zelensky e quan Putinin vrasës pas fjalëve të Trump për mikun

Para 4 minutash
Rama publikon takimin me studentët: “Protesta po, dhuna jo”, dakordësi për…

Rama publikon takimin me studentët: “Protesta po, dhuna jo”, dakordësi për…

Para 19 minutash
Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

Para 35 minutash

Edi Rama po e mban premtimin e bërë para një viti që të largojë kazinotë  nga qytetet e Shqipërisë. Ato janë bërë vende ku njërëzit lenë paratë e familjeve gjë që ka sjellë në shumë raste kriza familjare, bile edhe akte dhune.Me këtë ndryshim ligjor ,që duket se do të kalojë  në parlament si ligj para zgjedhjeve vendore, Kryeministri jo vetëm që do të zhdukë këtë fenomen negativ të vendin tonë, ku ka më shumë lokale bixhozi e kazino se sa kafe apo dyqane ushqimore, porse ka mundësi që ta marrë një numër votash të pabesueshme nga ky vendim. Kjo lëvizje e kryeministrit tregon se ai premton dhe nuk harron, ndaj nga sondazhet që po bëhen online mbi 80 përqind e falenderojnë për këtë ligj të ri që ai po kalon në parlament. Megjithatë duhet pritur se si do të pritet në parlament pasi shumë deputetë, të majtë e të djathtë, janë të lidhur me njëmijë fije me këtë biznes kazinosh. Ka mundësi që do ti duhet shumë punë Edi Ramës për të bindur të tijtë për këtë masë drastike ligjore, por gjithsesi shumë e drejtë dhe mbi të gjitha popullore. Nëse fillojnë e ia shkurtojnë apo “krasisin” udhës nenet e këtij ligji deputetët e tij atëhere nuk do të arrijë thelbin e problemit, luftën e këtij fenomeni negativ që po shkatërron familjet shqiptare.

Mbetet të shikojmë se cili deputet do ti dalë kundër Kryeministrit, ndonëse pesë veta duhet ti llogarisë që tani se nuk do t’ia votojnë këtë ligj të ri.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zelensky e quan Putinin vrasës pas fjalëve të Trump për mikun
Para 4 minutash

Zelensky e quan Putinin vrasës pas fjalëve të Trump për mikun

Rama publikon takimin me studentët: “Protesta po, dhuna jo”, dakordësi për…
Para 19 minutash

Rama publikon takimin me studentët: “Protesta po, dhuna jo”, dakordësi për…

Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro
Para 35 minutash

Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81 lekë

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 9 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 12 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 14 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 9 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.