Efektivi i policisë rrugore gjobit kolegët e tij, fytyrë e njohur…
Shqiptarja.com publikoi paraditen e kësaj të enjteje një lajm, ku dukej se i një efektiv i policisë rrugore i vendos gjobë një furgoni të policisë së rendit. Në një vend perëndimor, kjo ngjarje nuk do të ishte lajm, por këtu tek ne po! Furgoni i policisë ishte parkuar në mes të rrugës dhe qëndrim në sens të kundërt.
Efektivi që vendosi gjobën është një emër i njohur për publikun dhe një personazh shumë i dashur. Bëhet fjalë për efektivin Edmond Haxhia. Ai është një punonjës i policisë së shtetit prej më shumë se 25 vite.
Një vit më parë, emisioni “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel së bashku me Ministrinë e Brendshme i bënë dhuratë një apartament, pasi ky polic i ndershëm jetonte në kushte të mjerueshme me familjen e tij.
Në atë kohë ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri do të shkruante se “Ndershmëria dhe përkushtimi i tij, nuk flasin me zë të larte, por vlejnë shumë”.

