Ekipi i Skenderbeut po rrihet me gola nga Moska në Lisbonë

 

 

Ekipi ynë kampion po rrihet keqas. U rrah edhe në Moskë.  por sot në Portugali Skënderbeu shënoi golin e parë në fazën e grupeve në Europa League, por ai ishte një ngushëllim fare i vogël për humbjen e thellë me Sportingun.Kampionët e Shqipërisë u shpartalluan 5-1 në Lisbonë në ndeshjen e tretë të grupit, duke mbetur në kuotën e zero pikëve.Hamdi Salihi mori dy kartonë për dhjetë minuta dhe e la skuadrën me dhjetë lojtarë, në minutën e 35-të.

Katër minuta më pas nisi katastrofa, teksa Aquilani shënoi me penallti, pas faullit të Jashanicës.Montero bëri të njëjtën gjë tri minuta më pas, këtë herë penallti e shkaktuar nga Vangjeli, dhe vendasit shkuan në pushim me dy gola epërsi.Avantazhi u thellua në të dytën, me tre gola të tjerë, i pari prej tyre pas një gabimi të portierit Shehi.Jashanica shënoi me kokë golin e nderit, në minutën e fundit të takimit, duke vulosur shifrat përfundimtare 5-1.

SHKARKO APP