Ekspertët e OKB: 6000 të humbur gjatë komunizmit

Shqipëria ka bërë fare pak hapa përpara për të gjetur të zhdukurit e periudhës së komunizmit. Është ky përfundimi i raportit të ekspertëve të OKB të cilët kanë bërë edhe propozimet për gjetjen e të zhdukurve ndërsa apelojnë që familjarët të bëjnë denoncimet përkatëse.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për gjetjen e personave të zhdukur gjatë sistemit komunist kanë konstatuar se në Shqipëri janë bërë hapa të ngadaltë për kërkimin e 6000  të zhdukurve. Faktor ndikues sipas ekspertëve është edhe mosndëshkimi i autorëve dhe mungesa e vullnetit politik.

Houria Es-Slami: Plagët e së shkuarës së dhimbshme janë ende të gjalla. Shqipëria duhet të merret me shkeljen e të drejtave të njeriut të kryera në periudhën nga 1944-1991 ku mijëra viktima u burgosën, u internuan, u ekzekutuan dhe u bënë object i zhdukjeve të detyruara. Shqipëria duhet të ruajë të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes këtij grupi pune Shqipërisë i jepet mundësia të gjeje disa nga të zhdukurit e asaj periudhe ndërsa familjarët kanë një rol kyç në këtë proces.

Swiss Digital Mobile Reklama

Henrikas Mickevicius, anëtar: Gjëja e parë që duhet të bëjnë familjarët është të bëjnë denonciminin pranë grupit tonë ose organizatës. Po ashtu një tjetër mundësi është plotësimi online I formularit me të dhënat e familjarit të zhdukur. Kjo është fare e thjeshtë dhe nuk ka nevojë as për specialist e as për avokat.

Në përfundimet e raportit ekspertët kanë theksuar se shteti duhet të inkurajojë dhe lehtësojë një debat kombëtar publik  mbi trashëgiminë e të shkuarës komuniste. Për zbatimin e kësaj iniciative OKB ka përcaktuar edhe një fond shpenzimesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?