Eksperti anglez tregon dy simptomat e reja që mund të ketë koronavirusi

Një prej otorinolaringologëve më të mirë të Britanisë, Nirmal Kumar, tha se ka shenja të simptomave të reja të pacientëve të prekur nga koronavirusi, raporton Sky News.

Siç raporton Sky News, Shoqata Britanike e Otorinolaringologjisë thotë se pacientët asimpomatikë, pra ata që nuk kanë ethe ose kollë, mund të shfaqin humbje të nuhatjes ose shijes nëse janë prekur nga koronavirusi.

“Dëshmi nga vendet e tjera që pika e hyrjes për koronavirusin është shpesh në zonat e syve, hundës dhe fytit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi identifikuar gjithashtu një simptomë të re, humbja e ndjenjës së erës dhe shijes, që mund të nënkuptojë që njerëzit pa simptoma të tjera, por vetëm me humbjen e kësaj sensi mund të duhet të izolohen përsëri për të zvogëluar përhapjen e virusit, thotë Dr.Nirmal Kumar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Udhëzimet aktuale të Shëndetit Publik në Angli thonë se një temperaturë e lartë ose kollë e vazhdueshme janë simptomat e vetme për të shkaktuar vetë izolim dhe për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Sipas Sky News, studimet e reja të Kumar vijnë pasi dy mjekë të spitaleve angleze u infektuan me koronavirus, ndërsa nuk kishin shfaqur simptoma si kolla dhe ethet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?