Shkodra nis aksionin në oborret e shkollave, lirohen hapësirat e zëna nga bizneset

Rreth 40 mijë metra katrorë të territoreve të institucioneve arsimore në Shkodër janë zënë ndër vite nga ndërtime, banesa, biznese, mure dhe struktura të ndryshme. Hapësirat që duhet të shërbenin si oborre për nxënësit dhe për zhvillimin e aktiviteteve mësimore, në disa raste janë kthyer në ambiente private.

Për këtë arsye, Bashkia Shkodër ka nisur një aksion për lirimin e territoreve të shkollave dhe largimin e objekteve që kanë zënë hapësirat e destinuara për nxënësit.

Një nga rastet e evidentuara është shkolla “Ali Laçaj”, ku një pjesë e oborrit ishte përdorur si parking automjetesh nga një biznes. Sipas drejtuesve të arsimit, zaptimi i këtyre hapësirave krijon probleme për sigurinë e nxënësve dhe pengon investimet që mund të kryhen në institucionet arsimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe banorët shprehen se situata ka sjellë shqetësime për komunitetin, duke ndikuar jo vetëm në funksionimin e shkollave, por edhe në sigurinë e zonave përreth.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në institucionet ku hapësirat janë liruar, bashkia synon që ato të rikthehen në funksion të nxënësve dhe të përshtaten për ambiente ku mund të zhvillohen aktivitete dhe shërbime të ndryshme shkollore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?