Eksplozivi në Fushë-Krujë/ Ja kush janë tre personat e arrestuar

Policia e Krujës ka bërë të mundur arrestimin e tre personave, lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së martës në Fushë-Krujë, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Volkswagen Passat.

Nga shpërthimi janë shënuar vetëm dëme materiale, si thyerja e xhamit të përparmë të automjetit, xhamave të rrobaqepësisë, si dhe janë dëmtuar 5 automjete të tjera të parkuara pranë vendngjarjes.

Specialistët e krimeve të Komisariatit të Policisë së Krujës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, identifikuan dhe ndaluan autorët Skënder Vathi, 49 vjeç, Erges Duka, 23 vjeç, që të dy banues në Fushë-Krujë, si dhe Erjon Tema, 19 vjeç, banues në Krujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të tre këta shtetas, pasditen e djeshme, rreth orës 17:45, vendosën një sasi lënde plasëse në automjetin me targa AA 545 LS, në pronësi të shtetasit S.T., 48 vjeç, të parkuar pranë biznesit të tij të rrobaqepësisë, në lagjen “Punëtori” të Fushë-Krujës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasit e ndaluar janë persona me precedentë penalë të mëparshëm, në fushën e veprave kundër jetës dhe pronës. Materialet për procedurën e mëtejshme i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?