Eksportet më të mëdha bujqësore – Bimët mjekësore kryesojnë listën!

Bujqësia ka regjistruar eksporte në vlerën e 1.6 miliard lekëve në 3-mujorin e parë të vitit 2018,  me një rënie të lehtë prej 3.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Megjithatë zë vendin e dytë në vlerën pas agroindustrisë dhe më pas renditet peshkimi dhe blegtoria.  Por cili ka qenë produkti bujqësor më i kërkuar nga tregjet e huaja gjatë periudhës Janar-Mars 2018? Shifrat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë,  tregojnë se listën e produkteve e kryesojnë bimët aromatiko-mjekësore, të cilat kanë regjistruar një vlerë eksportesh prej 782 milion lekë, apo 2793 ton.

Megjithatë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duket se eksportet e këtij produkti kanë pësuar një rënie të lehtë me rreth 29 milionë lekë.  Sektori i bimëve aromatiko-mjekësore ka një impakt të rëndësishëm në ekonominë shqiptare me 90 mijë individë të punësuar, kryesisht në zonat rurale duke ndikuar ndjeshëm në uljen e papunësisë. Për rritjen e mëtejshme të eksporteve, pak ditë më parë, përfaqësues të kësaj industrie kanë kërkuar nga qeveria të përfshijë në paketën fiskale uljen e tatim fitimit për këtë sektor në 10 për qind si dhe kalimin e grumbulluesve në statusin e fermerit.

Vitit 2018 ka nisur mbarë për prodhimin vendas, pasi eksportet e produkteve bujqësore dhe blegtorale arritën në vlerën 6.3 mld lekëve në total, duke u rritur me 22.8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, apo 1.2 miliardë lekë më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?