Ekstradohet fieraku i dënuar me 13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni

Nga Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Roma, Itali drejt vendit tonë i  40-vjeçarit shqiptar Maksim Sota, lindur në Fier.

Kjo pasi, me vendimin Nr.39 datë 06.07.2004, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 13 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”, parashikuar nga nenet 114/a pika 5, 6 të  Kodit Penal.

Ky shtetas së bashku me vëllain R.Sota kanë shfrytëzuar një shtetase për prostitucion në Greqi dhe Itali nga viti 1997 deri në vitin 2002.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?