Ekstradohet nga Zvicra i dënuari me 20 vjet burg
Dy shtetas që ishin në kërkim të policisë për vrasje, mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve luftarake janë kapur në Shkodër.
Arben Mlloja, 44 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg u ekstradua nga Zvicra dhe u dorëzua në Burgun 313 në Tiranë. Gjithashtu u kap Eduard Gjergjvataj, 27 vjeç në Shkodër pasi u dënua me 8 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
“Më datë 13.10.2017, në VKK Rinas, u ekstradua nga Zvicra dhe u dorëzua në Burgun 313 Tiranë, shtetasi në kërkim:
Arben Mlloja, 44 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr. 355 datë 03.10.2013 , e ka dënuar me 20 vite burg për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve” parashikuar nga nenet 79/dh , 22 e 278/2 të Kodit Penal.”

