Ekzekutimi i Reçit, saga e 4 vrasjeve nga Belgjika në Shqipëri
Vrasja e sotme në Rrëshen, mund të lidhet me disa ekzekutimeve që kanë ndodhur ndër vite. Kastriot Reçi u ekzekutua gjatë mesditës së sotme me armë zjarri në Rrëshen. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai u qëllua nga dy persona të maskuar. Kastriot Reçit, 47-vjeç iu ekzekutua edhe vëllai i tij, Gaspër Reçi dy vite më parë në Romë.
Policia dyshon se ekzekutimet kanë të bëjnë me një mori vrasjesh që kanë ndodhur brenda dhe jashtë vendit gjatë viteve të fundit. Gaspër Reçi u ekzekutua me katër plumba në Tor Vergata të Romës. Nga hetimet në atë kohë nuk u arrit të identifikohej asnjë person si i dyshuar për atentatin, pasi në momentin që është vrarë nuk ka pasur asnjë person në vendngjarje.
Në momentin që është qëlluar në banesën e Reçit ka qenë vetëm vajza e tij. Edhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, Gasper Reçi nuk ka mund të shpëtojë, pasi plagët e marra i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Hetuesit italianë bënë të ditur se Gasper Reci kishte disa precedent penal në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Vrasjet
-Më 9 shtator 2016 u vra Sajmir Jaku
-Më 28 prill 2017 u vra Gasper Reçi në Romë, Itali
-Më 6 shtator 2017, u vra Kreshnik Gjini(nipi i Sajmir Jakut) në Belgjikë