Ekzekutori që derdhi plumbat mbi gratë/ Para 15 vitesh, vrau një 22 vjeçare, i përdh*unoi motrën dhe mori peng nënën

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar dhe sqaron se nga ngjarja në Kodër Kamëz ka vrarë me armë zjarri motrën e bashkëjetueses së tij dhe kunatën e saj, ndërkohë që vetë ish-partnerja e tij dhe nëna kanë mbetur të plagosura.

Ndryshe nga sa u tha në fillim, se i vdekur kishte mbetur ish-vjehrri, bëhet me dije se të plagosurat dhe viktimat janë të gjitha gra. Autori Dan Hutra ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëjetueses dhe ka hapur zjarr me kallashnikov. Për pasojë:

  • Elena Hysa, 35 vjeçe, ish-bashkëjetuesja – E PLAGOSUR
  • Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e ish-bashkëjetueses – E PLAGOSUR
  • Mevlute Hysa, 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij – E VDEKUR
  • Hasime Dafku, 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses – E VDEKUR

Shërbimet e Policisë së Tiranës janë vënë në kërkim të autorit, i cili menjëherë pas ngjarjes është larguar me një Mercedes Benz. Nga autoritetet është shpërndarë dhe foto e tij dhe Policia kërkon ndihmën e publikut, për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin e Dan Hutrës, sepse është një person i rrezikshëm.

Mësohet se 40 vjeçari është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Pra, vetëm dy javë më parë.

Më parë, Dan Hutra ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.

SHKARKO APP