Ekz*kutimi i Liridonës, dëshmia e të arrestuarit të tretë: Naimi ka qenë në makinë, më është lutur prej afër një viti që…

Kushtrim Kokalla, i arrestuari i tretë si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, ka pranuar se Naim Murseli e ka lutur atë prej afër një viti që ta kryejë vrasjen e 30-vjeçares.

Në dëshmitë e siguruara nga Paparaci, Kokalla ka deklaruar se Murseli e ka planifikuar edhe më herët vrasjen e gruas së tij, për çfarë i ka ofruar edhe para Kokallës. Ai mohon të ketë pranuar këtë punë për çfarë thotë se i ka bërë thirrje që mos ta bëjë asnjëherë.

“Vlen të ceket se Naimi prej afër një viti mua më ka lutur që të e kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që të bëj këtë punë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet në dëshminë e Kokallës.

SHKARKO APP