Elbasan, pronari i Llotos kapet me kokainë dhe peshore

Policia e Elbasanit mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasi A.D, 46 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij “Lloto Sporti” janë konstatuar 11 gramë lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Kokainë dhe një peshore elektronike.

Lënda narkotike dhe peshorja elektronike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?