Elezi: S’ka krizë energjetike, por kolaps financiar
Ish-drejtori Juridik i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Eduard Elezi, pohon se aktualisht në vend nuk ka krizë energjetike, por kolaps financiar të tre kompanive të operojnë në treg. Elezi thekson se kur bursat rajonale kanë qenë mbi 130 euro, KESH ka shitur energji elektrike me 20-30 euro.
”Atë që thotë kryeministri për krizë energjetike nuk e pranoj. Është një kolaps financiar i tre kompanive. Prodhimi ka arritur kulmin në prodhim. Nuk ka import këtë vit në bilancin energjetik. Problematika është, siç thonë, kolapsi financiar.
Ka një problematikë në pjesën e shitjes dhe blerjes së energjisë. Në gusht Fierza ka qenë mbi kuotë, 296 metra, kuota maksimale e lejuar.
Në dy muaj, korrik deri në mes shtator është eksportuar energji elektrike. Bursat rajonale kanë qenë mbi 130 euro. KESH ka shitur me 20-30 euro. Në të njëjtën kohë OSHE ka blerë energji. Mund të ketë blerë më shumë apo më pak, por është e njëjta kohë, kur KESH shet, OSHEE blen me çmime të larta”, u shpreh ai për ”Abc News”.