Elisa Spiropali: Një lajm i mirë për kolonjarët

Deputetja e PS, Elisa Spiropali, ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Kolonjës. Spiropali tha se loti i dytë dhe më i vështirë që sjell rrugën në Ersekë është planifikuar në buxhetin e vitit 2018.

Ajo inspektoi sot punimet në rrugën Korçë-Ersekë, bashkë me ministrin Damian Gjiknuri, ku e cilësoi këtë një ndër investimet më të mëdha infrastrukturore të këtij buxheti, si dhe një premtim të mbajtur të qeverisë Rama.
Postimi i plotë:

Lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kolonjës! Së bashku me ministrin Gjiknuri inspektuam sot punimet në rrugën Korçë – Ersekë.  Loti i dytë dhe më i vështirë që e sjell rrugën deri në Ersekë është planifikuar në buxhetin e vitit 2018. Ky është një nga investimet më të mëdha infrastrukturore të këtij buxheti si një premtim i mbajtur i qeverisë Rama. Kjo rrugë padiskutim do sjellë më shumë zhvillim për të gjithë zonën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?