Elona Guri i kundërpërgjigjet zëdhënësit të Taulant Ballës për foton e publikuar

Taulant Balla publikoi sot një foto ku pretendon se Presidenti Ilir Meta është në kompleksin “Golden” që u sekuestrua nga policia në Shijak. Balla ka hequr përgjegjësinë ligjore personale për vërtetësinë e fotos duke përdorur mish për top zëdhënësin e tij, Besjan Ajazi, i cili pa e vrarë mendjen për verifikim shkruan: “Foto e Presidentit Ilir Meta në Vilën “Golden” në Shijak, e sekuestruar nga OFL, në pronësi të grupit kriminal “Hajri””.

Por si qëndron e vërteta e fotos? Anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri në një reagim në Facebook shpjegon me fakte se fotoja është realizuar në lokalin e ish-ministrit, Lefter Koka dhe jo në kompleksin “Golden”. Guri ka publikuar dhe fotot e kryeministrit Edi Rama me disa personazhe të njohur në Durrës dhe i kërkon zëdhënësit të Taulant Ballës ta çojë dhe atë për verifikim në SPAK.

Duke ju përgjigjur zëdhënësit të Taulant Ballës, Elona Guri deklaron: “Si gjithmonë, Besiani vijon ulet në gjunjë para pantallonave të Taulantit. Besian, ti e di shumë mirë, siç e di gjithë Durrësi mbarë, që ajo është pista e Lefter Kokës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Foto juaj, tregon një prej festave të Lefter Kokës. Se perdet janë të njëjta. Shih fotot. Ka edhe të tjera plot. Aty keni edhe deputeten e Lefterit, në krah të tij, ndërsa për personin në fjalë, me sa shoh, në dy karrige janë ulur tre burra.  Meqënëse e keni në grupin tuaj parlamentar, merrjani sqarimet deputetit tuaj, Lefterit, i cili ka bërë ftesat dhe fotot. Pastaj, për detaje të mëtejshme, shoqja Etilda mund t’ju sqarojë më shumë. Meqënëse e ke qef OFL,  mos harro të ndiqni jo vetëm ata në foton që publikove, po dhe këta këtu poshtë. P.S: Kujt ja kanë marrë fëmijën peng e di gjithë Durrësi”. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga fotot që ka publikuar Elona Guri është publikuar më herët dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka deklaruar se në tavolinë ndodhet Edi Rama, Samir Tahiri, Vangjush Dako dhe pjesëtarë të familjes Avdyli, të cilët janë nën hetim për dosjen e vjedhjes së votave dhe trafik droge.

Lidhur me foton e publikuar nga zëdhënësi i Taulant Ballës, ka reaguar dhe zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi. Blushi i kërkon Taulant Ballës që ta çojë foton te SPAK dhe të marrë përgjigjen ligjore për pretendimet e tij. Ndërkohë, Taulant Ballës i kujton një sërë bisedash dhe ndërhyrjesh të jashtëligjshme për ekstradime të dënuarish, siç thotë Blushi, në zyrën e një ministreje. “Ciu Ciu Tao Tao! Sa për foton, bie erë inceneratorësh kjo flluskë e mjerë! Por mos humb më asnjë sekondë! Çoje direkt drejt SPAK-ut ta sqarojnë ata, meqë u jep edhe direktiva publike!

Bashkë me të edhe bisedën e freskët tek zyra e një ministreshe të famshme për t’i ekstraduar të vëllanë nga Italia në Shqipëri! Publikoje më mirë vetë bisedën! Bashkë me to tregoi SPAK-ut edhe shokët e motrës! Bëj durim Tao se nuk do gjesh as ti vrimë ku të futesh! DËGJOJE prapë SOVRANIN dhe bëj durim! Me qetësi dhe drejtësi!”,- deklaron Tedi Blushi.

Deklarata e zëdhënësit të Taulant Ballës, Besjan Ajazi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?