Elvis Rroshi me Ministren Harito inaguron zyrën multifunksionale që ofron 200 shërbime
Duke nisur nga sot, qytetarët e Kavajës do t’i thonë lamtumirë radhëve të gjata nëpër institucione për kryerjen e procedurave të ndryshme. Nga sot është funksionale Qendra e Sherbimeve Publike me nje ndalesë ADISA, ku pesë institucione do të ofrojnë rreth 200 shërbime për qytetarët, duke evituar, burokracitë dhe korrupsionin.
Ministrja e Inovacionit dhe Administrates Publike, Milena Harito tha se për herë të parë nuk shkojnë qytetarët tek shteti, por anasjelltas.
“Ne kemi detyrën t’i shërbejmë me standard dhe kjo është faza e parë e reformës. Një fazë tjetër është marrja e informacionit dhe kemi FSSH, i cili lëshon kartat e shëndetit për qytetarët dhe sot me teknologjinë që kemi zbatuar për kartat e shëndetit kjo merret brenda 1 minute”-, u shpreh Ministrja, Milena Harito.
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi tha se kjo qëndër shërbimesh është garanti qe çdo qytetar të marrë përgjigje për çdo problem.
“Një zyrë one stop shop është është në dispozicion të qytetarëve të Kavajës. Pra sot kjo zyrë është një nga zyrat që qytetarët e Kavajës mos shkojnë në zyra për të mbajtur radhë”-, u shpreh Kryetari i bashkise, Elvis Rroshi.
Zyra multifuksionale është ngritur në katin e parë të Pallatit të Kulturës në Kavajë dhe pritet të eliminojë radhët nëpër institucione, por edhe korrupsionin si pasojë e sorollatjeve.

