Emigrantët e braktisur, ambasadori Norman: 400 fëmijë shqiptarë në Britani
Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Duncan Norman, ka ngritur alarmin në Kukës për fenomenin e braktisjes së të miturve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një takim me Shërbimin Social Rajonal, Dunkan e ka cilësuar shqetësues këtë fenomen në rritje, pasi janë rreth 400 të fëmijë që ndodhen të pashoqëruar në Britani.
“Është një numër i madh i fëmijëve të braktisur në Britani që shkon deri në 400. Bëhet fjalë për fëmijë nën moshën 15 vjeç të pashoqëruar nga prindërit apo të afërm, që kryesisht vijnë nga rajoni i Kukësit. Po përpiqemi të gjejmë mundësinë për t’i rikthyer këta fëmijë, në një ambient më të sigurt në Shqipëri”, tha Duncan Norman.
Kurse kreu i Shërbimit Rajonal Social Shtetëror pohoi se vetëm gjatë vitit 2016 janë riatdhesuar nga Britania e Madhe 15 të mitur kuksianë.
“Ne duam që këto fëmijë të rriten të sigurt pranë famijeve të tyre me të gjitha nevojat e tyre sociale ekonomike të plotësiara kjo nënjupton që komunitetti ynë anti trafik duhet të funksionojë më së miri ku shkolla policia zyrat e punës duhet të bëjnë pjesën e tyre të përgjegjësisë për të gjetur më shumë punësim për këto familje”, tha Besart Mataj.
Kukësi është një ndër qarqet në vend, me një numër të konsiderueshëm familjesh apo individësh që kanë emigruar në Britani.

