Emigrantët shqiptarë tërhiqen zvarrë nga policia britanike
Një video e publikuar nga mediat britanike tregon momentin kur policë të armatosur tërheqin zvarrë dy emigrantë të paligjshëm, të cilët besohet se janë me origjinë nga Shqipëria.
Videoja është filmuar në një lavazh makinash në pronësi të një shqiptari të quajtur Bashkim Ademi, në qytetin e qetë Worcestershire. Ndaj biznesmenit ka pasur edhe një akuzë për pastrim parash.
videoja e kamerave të sigurisë është regjistruar më 28 nëntor kur rreth orës 8 policët ndërhyjnë për të goditur emigrantët e paligjshëm. Një nga policët tërheq për disa metra zvarrë emigrantin.
Një prej të arrestuarve është një 26 vjeçar shqiptar i cili ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, teksa është dërguar në një qendër paraburgimi për emigrantët.
Banorët lokalë dhe pronari i biznesit kritikuan policinë dhe e akuzuan atë për trajtim të keq të punëtorëve. Bashkim Ademi 38 vjeç, tha: Nuk kam qenë në gjendje të fle për shkak të mënyrës se si jam trajtuar.
“Unë nuk kam asgjë për të fshehur dhe çdo kush mund të marrë pamjet e kamerave të sigurisë në qoftë se ka diçka për të fshehur”.
Rod Canning, i cili drejton Commercials Vantage në qytet, tha: “Kjo nuk është një mënyrë për të trajtuar punëtorët e huaj. Ata u trajtuan si qenë”
“Unë nuk mund të besoj se kjo po ndodh në këtë vend. Kjo më turpëron për të qenë britanik”.
Bashkim Ademi
/Ora News/

