EMRAT/ Aksion në lokalet e ish-Bllokut, 11 në pranga për kokainë

11 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Chaos Party“, pas kontrolleve të ushtruara në lokale të ndryshme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Gjatë aksionit, një person tjetër është proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 29 persona janë shoqëruar për verifikim.

“Ne këto lokale dyshohej se menaxherët e tyre krijonin kushtet e nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klient të këtyre lokaleve”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasit e arrestuar nga Policia e Tiranës, janë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Andri Buxhuku, 46 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

Geri Pogoni, 29 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

Elton Murati, 34 vjeç, banues në Tiranë, “Klient”, Shpërndarës i lëndëve narkotike.

Dorjan Plaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Klient” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.

Oltion Bekteshi, 36 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

Erjon Dobi, 24 vjeç, banues në Tiranë, “Klient” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.

Redi Roshi, 25 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.

Ermir Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.

Emiljano Llupo, 22 vjeç, banues në Tiranë, Staf kamarier i lokalit, shpërndarës i lëndëve narkotike.

Filip Fermanis, 31 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

Arlind Kozeli, 36 vjeç, banues në Tiranë, DJ dhe bashkëpronar i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

I proceduar në gjendje të lirë shtetasi:

Elvis Lufi, 36 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?