Emrat e 550 mësuesve që do të japin provimin e shtetit në dhjetor
Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar listën e re të emrave, të cilët do të japin provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesisë. Pas zbardhjes së 335 emrave të parë, tashmë do të jenë gjithsej 550 ap likantë të tjerë, të cilët do t’i nënshtrohen këtij provimi në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve deri në datën 7 dhjetor.
Këta do të pasohen nga të tjerë kandidatë, pasi sezoni do të mbyllet më 12 dhjetor. Në total do të jenë 23 profile mësuesish që do të testohen, ndërsa gazeta publikon sot të rinjtë që kërkojnë licencën për profilet Gjuhë-Letërsi, Biologji, Informatikë, Fizikë, Matematikë, Edukim Fizik, Gjuhë Italiane etj.
Të parët që do të japin provimin në këtë grupim do të jenë studentët, të cilët kanë mbaruar për Gjuhë-Letërsi dhe testi do të zhvillohet në datën 30 nëntor, duke nisur përkatësisht në orën 09:00 dhe në 11:30 dhe 14:00. Të dytët në radhë për t’u testuar, do të jenë mësuesit që kanë mbaruar për Biologji-Kimi e në datën 2 dhjetor testimin do ta kryejnë të diplomuarit në Shkenca Sociale dhe Biologji. Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve, provimi do të zhvillohet në disa grupime. P
rovimin e shtetit do ta japin të gjithë kandidatët që kanë mbaruar për Mësuesi. Më herët, kandidatët janë njohur me programet orientuese, të cilat gjenden të publikuara edhe në faqen zyrtare të AKP.
Linku

