Epoka që konturon Shqipërinë me LSI-në

Nga Prof. Asoc. Dr. Arjan Korpa

Filozofi anglez Jonathan Wolff pohon “nëse mbi vendin e dytëmë të rëndësishëm ndër filozofët e shekullit të 20-të mund të debatohet gjatë, vendi i parë në mënyrë të padiskutueshme i përketfilozofit politik dhe moralistit amerikan John Rawls”, profesorit tëuniversitetit të Harvarditdhe Oksfordit,(1921-2002).Aimbetet një ndër mendimtarët më të rëndësishëm të filozofisë politike liberale.Vepra e tij “Teoria e Drejtësisë” vlerësohet si vepra më e rëndësishme në këtë fushë qysh prej fundit të luftës së dytë botërore.Nëkëtë vepër, ai shpërfaq idenë që parimet më të arsyeshme të drejtësisë janë ato qëçdokush do i pranonte për të përftuar një pozicion të drejtë shoqëror. Rawls synon të përcaktojë parimet e drejtësisë sociale duke përdorur eksperimente mendimesh.Në eksperimentin e tij të famshëm të “pozicionit origjinal” çdokush në mënyrë të paanshme pozicionohet si i barabartë prapa një “vello injorance”.Më tej, ai i’u kërkon lexuesve të vet që për një moment ta imagjinojnë veten anëtarë të një grupi njerëzish ku asnjëri prej tyre nuk ka dijeni për aftësinë dhe pasurinë e vet.Në këto rrethana, grupit i kërkohet të propozojë dhe negociojë një formë organizimi shoqëror dhe të formulojë parimet themelore për këtë shoqëri të re. Asnjë prej tyre nuk e di se çfarë vendi ai ose ajo do të zërë në këtë shoqëri fiktive duke qenë se mundësitë janë për të qënë një lypës ose një milioner. Në këto kushte argumenton Rawls personat do të zgjidhnin një shoqëri të barabartë; një që i mbron ndaj më të keqes, për shkak se çdo individ i shoqërisë është i frikësuar se mund t’a ndjekë fati i keq. Ai pohon se grupi do të vendoste dy parime bazë të cilat do të mundësonin shpërndarjen e avantazheve sociale dhe dhënien e të drejtave e detyrimeve. Rezultati i marrëveshjes së grupit do të ishte një kornizë për një shoqëri të drejtë. Dyjanë parimet thelbësore të drejtësisë që propozon Rawls.

E para: çdo individ duhet të ketë të drejta dhe liri themeloretë pajtueshme me liritë e individëve të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E dyta: pabarazitë ekonomike dhe sociale duhet të zgjidhen në mënyrë të tillë që;

Swiss Digital Mobile Reklama

(a) të arrihet përfitimi më i madh prej individëve më pak të priviligjuar të shoqërisë

(b) aksesi ndaj punësimit duhet tëbazohet nëparimin e mundësive të njëjta.

Drejtësia bazohet në dinjitet të barabartë për të gjithë; ajo nënkupton liri dhe mundësi të njëjta për çdo individ.Thirrja për drejtësi, liri, dhe solidaritet e ka origjinën që në mendimet më të hershme njerëzore.Ajo ka qenë edhe thirrja e famshme e revolucionit francez“liberté, egalité et fraternité”, e cila zuri vend më vonënë dy Konventat e Kombeve të Bashkuara të të Drejtave të Njeriut në 1966 dhe përfundimisht ajo përbën edhe vlerat themelore të social-demokracisë. Liria, drejtësia dhe solidariteti përbëjnë vlerat bazë të social-demokracisë dhe themelet mbi të cilat ndërtohet “Shteti i Mirëqënies Sociale”.Social-demokracia është ideologji politike, sociale dhe ekonomike që mbështet ndërhyrjet ekonomike dhe sociale për të promovuar drejtësi sociale brenda kornizës së ekonomisë kapitaliste dhe përfaqësohet shpesh me gamën e politikave socio-ekonomike që u bënë dominuese në europën perëndimore dhe veriore, veçanërisht me “Modelin Nordik” në vendet nordike gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. Në vizionin e politikës tradicionale të social-demokratëve një shoqëri e drejtë bazohet mbi rishpërndarjen.Kapitalizmi prodhon pabarazi dhe roli i social-demokracisë është të korrigjojë këto pabarazi me anë të rishpërndarjes së përfitimit te ata që nuk kanë përfituar ose te ata që janë viktimat e këtij përfitimi.Social-demokratët në veçanti besojnë se as shteti dhe as tregu nuk ekzistojnë pa arsye, por për t’iu shërbyer vlerave themelore; vendosjes së drejtësisë sociale me anë të barazisë së mundësive dhe lirisë.Kjo nuk nënkupton që social-demokratët duan të kufizojnë tregjet.Historia ka treguar se prodhimi dhe shpërndarja e të mirave bëhet më së miri nëpërmjet një sistemi që ka për bazë ekonominë e tregut.Social-demokracia nënkupton njohjen e faktit që tregu i lirë dështon në realizimin automatik të disa qëllimeve të nevojshme për shoqërinë, që shpesh bazohen në solidaritet dhe plane afatgjata.Një treg i lirë i parregulluar është i pamëshirshëm ndaj të sëmurit, të moshuarit ose invalidit, thjesht ndaj kujtdo që s’ka mundësi të kontribuojë direkt në rritjen ekonomike për çfarëdolloj arsye. Partitë social-demokrate kanë arritur të pozicionohen si forca politike kryesore duke marrë pjesë në qeverisje ose si forca kryesore opozitare në pothuaj çdo vend europian. Aty ku social-demokratët kanë qenë të suksesshëm, ata kanë mundur të promovojnë institucione të shtetit të mirëqënies sociale.Me shtet tëmirëqënies sociale nënkuptohet njështet demokratik që bazuar në kushtetutën e vet jo vetëm garanton të drejtat themelore individuale dhe liritë ekonomike (shtet i së drejtës), por ndërmerr edhe masa ligjore, financiare dhe materiale për tëeleminuar pabarazitë, diferencat dhe tensionet sociale (në atë masë që mundet).Shteti i mirëqënies sociale ështëthelbi isocial-demokracisë ku idetë e social-demokracisë mbi lirinë bëhen realitet.Motoja “liri të barabarta”është standarti i pandryshueshëm i politikave të social-demokracisë.Lidhja themelore midis shtetit të mirëqënies sociale dhe demokracisë demonstron nocionet e drejtësisë që karakterizojnë shtetin e mirëqënies sociale.Në dekadat e pasluftës së dytë botërore, vendet perëndimore me ekonomi të zhvilluar u përqëndruan nëshndërrimin e progresit ekonomik nëprogres social nëpërmjet aktiviteteve rishpërndarëse të “shtetit të mirëqënies sociale”.Shtysa për progres dhe modernizim nëçdo shoqëri demokratike kërkon po aq fokusim në përftimin e politikave sociale koherente për avancimin e barazisë sociale sa edhe për stimulimin e tregjeve të hapura, energjive sipërmarrëse dhe përfitimit të korporatave.Nuk mund të flitet për politika sociale pa folur shpërndarjen sepse politikat sociale nënkuptojnë rishpërndarje dhe rishpërndarje nënkupton që ata që kanë shumëe japin një pjesë të saj dhe ata qëkanë pak ose aspakpërftojnë diçka.Me qëllim që të ashtuquajturat “liri dhe të drejta shoqërore negative” të garantohen realisht dhe të jenë efektive për të gjithë, “liritë dhe të drejtat shoqërore pozitive” duhet të pranohen.Kjo nënkupton që të pasurit duhet të pranojnë rishpërndarjen sociale.Pa rishpërndarje të pasurisë nga ana e shtetit, të drejtat civile dhe liritë nuk mund të realizohen për të gjithë.Ndërhyrja për shpërndarje të të ardhurave që sigurohen nga tregu, me anë të taksimit dhe kontributeve është e nevojshme për të siguruar liri, siguri dhe pasuri për të gjithë.Implementimi i strategjisë sociale të social-demokracisë bazohet nëdy shtylla,në politikat e punësimit të gjeneruara nga teknikat Keynesian-e dhe sistemi i mirëqënies dhe institucionet e tij të cilat përdorin instrumentet e buxhetit të shtetit të përftuar nga të ardhurat dhe taksimet për të siguruar shpenzimet publike dhe rishpërndarjen.Modeli i Shtetit të Mirëqenies Sociale e siguron rishpërndarjen kryesisht nëpërmjet tre vektorëve:

  • sigurimit universal që garanton, më të varfërit dhe moshën e tretë ndaj rrezikut të sëmundjeve, aksidenteve dhe papunësisë;
  • rishpërndarjes fiskale nga “fituesit” për te “humbësit” çka është e pranueshme nga pikëpamja sociale; dhe
  • zhvillimit të shërbimeve publike për të garantuar akses në shërbimet bazike për të gjithë.

Për shkak të kushteve të ndryshme socio-ekonomike dhe trashëgimisë kulturore, social-demokracia shfaqet në forma disi të ndryshme kombëtare, politike dhe ideologjike.Kryesisht i’u referohen këtyre modeleve tipike të social-demokracisë:

  • SHBA-të, të cilat në tiparet e tyre më themelore janë pothuaj një vend liberal dhe shfaqin vetëm disa elemente që tregojnë për praninë e social-demokracisë;
  • Britania e madhe, e cila mund të konsiderohet social-demokraci më pak përfshirëse;
  • Gjermania, e cila është një social-demokraci mesatarisht përfshirëse dhe
  • Suedia si përfaqësuesja më e spikatur e vendeve nordike (modelit nordik) që është një social-demokraci shumëpërfshirëse.

Megjithëse social-demokracia u bë pjesë e rëndësishme për shumë vende të europës perëndimore, vetëm në vendet nordike (Suedi, Norvegji, etj.) partitë social-demokrate fituan një pozicion hegjemonik të padiskutueshëm dhe konfiguruan një model që është karakteristik për këto vende (Modelin Nordik). Në modelin nordik, shteti i mirëqënies sociale është zemra e social-demokracisë.Social-demokracitë nordike kanë qenë të suksesshme në krijimin e shoqërive me nivele të larta të barazisë, kohezionit dhe përfshirjes sociale.Ndonëse edhe ato janë larg të qënit perfekt, veçanërisht rreth çështjeve të imigracionit dhe diferencave kulturore, ato mbeten shumë më të preferuara nga shumica, përkundrejt modeleve ekstreme të përjashtimit social dhe pabarazisë që ndeshen në vende të tjera.Sigurisht cilësia më e mirë e jetës veçanërisht në vendet nordike ka një çmim të cilin ato kanëqenë të gatshme ta paguajnë.Kohët e fundit ka mendime se pjesmarrja në ekonominë globale bashkëkohore do të thotë që politikat social-demokratike janë të vjetëruara. Këto pikëpamje janë të gabuara.Po, social-demokracitë nordike kanë qenë të detyruara për shkak të krizave globale, të reduktojnë bujarinë e tyre të politikave të sigurimit social – shkurtimit të numrit të ditëve të lejes së paguar për kujdesin shëndetësor dhe kohëzgjatjes së sigurimit të papunësisë, etj.Por, diferencat në përqindje të varfërisë dhe pabarazisë, etj.midis vendeve nordike dhe pjesës tjetër të evropës kontinentale janë të mëdha dhe me ekonomitë e të ashtu-quajturave vende të tregjeve të lira janë tepër të mëdha. Për më tepër, në dekadën para krizës ekonomike të 2007-2009, shumica e vendeve social-demokrate shënuan rritjen më të madhe ekonomike se vendet e tjera të Organizatës Ekonomike për Bashkëpunim dhe Zhvillim (OECD). Thënë shkurt, edhe nën rregullat frenuese të ekonomisë globale, modeli i social-demokracisë mbetet i vlefshëm.Barazi më e madhe nënkupton një forcë pune me nivel më të lartë edukimi dhe aftësish dhe kjo mundëson konkurimin me sukses në tregun global për të garantuar prodhim me vlerë të lartë të shtuar dhe shërbime cilësore. Ndërkohë, social-demokracitë kanë evoluar duke u përshtatur dhe gjatë rreth dy dekadave e gjysëm të kaluara ato kanë përqafuar decentralizimin si në nivel politik ashtu dhe në atë të aktiviteteve ekonomike. Sot social-demokracia është e orientuar drejt investimit social.Shumica e atyre që ne i quajmë “politika sociale” konsistojnë në mbrojtjen dhe sigurimin social.Sigurimi social dhe shëndetësor garanton rreziqet gjatë moshës së pensionit.Kompensimi i papunësisë garanton kundër rrezikut të humbjes së punës.Programet e pagesave të invaliditetit garantojnë rrezikun e vuajtjes fizike, mendore ose psikologjike që privojnë individin për të pasur një jetë normale.Ritrajnimi dhe programet e punësimit mbrojnë individin kur kushtet e tregut e vështirësojnë mundësinë e gjetjes së punës.Kushtet e ndryshme ekonomike, sociale dhe trashëgimia kulturore e bëjnë të pamundur standartizimin e strategjisë dhe politikave që social-demokracitë ndjekin në vende të ndryshme.Social-demokratët kërkojnë përgjigje, rrugë dhe strategji të reja për t’u përshtatur me ndryshimet e vazhdueshme rajonale dhe globale.Nuk ështërastësore që në Shqipëri, LSI brenda një kohe të shkurtër ështëshndërruar në lokomotivën e social-demokracisë që udhëheq vendin nëdrejt progresit ekonomik dhe integrimit në familjen e demokracive europiane.Koha ka provuar që LSI është forca politike më e përgatitur për të performuar në kushte dhe rrethana të reja si faktor politik i padiskutueshëm dhe shtylla kryesore e stabilitetit të vendit.Ajo ka provuar që është forcë politike e qëndrueshme, e maturuar dhe që gëzon besimin e njerëzve.LSIidentifikon dhe aplikon vazhdimisht përqasje të reja për të krijuar mundësi të barabarta, politika konkrete punësimi, përfshirje dhe kohezion më të madh social midis të gjitha shtresave, veçanërisht atyre në nevojë.Ajo lindi si imperativ i kohës, u ngjiz si forcë politike me tipare të spikatura të social-demokracisë moderne të europës perëndimore dhe me elemente programore të modelit socio-ekonomik nordik.

Konsensualiteti përbën një element thelbësor të politikës së vendeve nordike, pjesërisht edhe prej faktit të thjeshtë që qeveritë e koalicionit janë normalitet në jetën e tyre politike – mbizotrojnë të ashtuquajturat “qeveri të koalicionit minoritar”.Tradita nordike e asaj që njihet me termin “e parlamentarizëm negativ” – që qeveritë nuk duhet patjetërtë jenë të bazohennë një shumicë parlamentare – i ka apeluar në mënyrë logjike artit të bërjes së kompromiseve politike.Vendimmarrjet e qëndrueshme politike vështirë se arrihen pa një konsultim paraprak të partive me njëra – tjetrën, duke krijuar besim të ndërsjelltë dhe pa një konsultim të partive qeverisëse me partitë opozitare. Konsultimet intensive paraprake nga ana e LSI-së si me partitë brenda koalicionit ashtu edhe me ato opozitare po ndikojnë në arritjen e vendimmarrjeve të qëndrueshme. Një koncept i gjerë i modelit nordik përfshin aspekte të formës demokratike të qeverisjes – e njohur me termin “governance” dhe nënkupton një model specifik për zgjidhjen e konfliktit dhe vendimmarrjen politike.Modeli karakterizohet nga përfshirja aktive, shpesh e institucionalizuar e organizatave të shoqërisë civile në proceset politike.Ky sistem qeverisje njihet edhe me termin “qeverisje konsensuale”. LSI udhëhiqet nga parimi i qeverisjes konsensuale dhe e ka shndërruar në model atë. Konkretisht siç është vrejtur dhe kohët e fundit, me anë të amendamentit të projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe iniciativave të tjera konkrete, ajosynoi përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e procesit të menaxhimit të mbetjeve.Amendamenti krijon një raport të ri bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe forcon raportet mes parlamentit, ekzekutivit dhe opinionit publik nga ana tjetër duke rritur transparencën.

Si pjesë e traditës social-demokrate e vendeve të europës perëndimoredhe nordikejanë edhe koalicionet e formuara përtej spektrave politikë përkatës. Si shembuj tipik mund të përmenden:

  • Qeveria e formuar prej Unionit Kristian Demokrat (CDU), parti e qendrës së djathtë dhe partisë Social Demokratike (SPD), parti e qendrës së majtë në Gjermani në 1966 (Kabineti Kiesinger) i udhëhequr nga Kurt Georg Kiesinger
  • Kabineti Merkel I dhe III

Në zgjedhjet federale të 2005 në Gjermani, asnjë nga koalicionet tradicionale nuk mund të formonte shumicën qeverisëse.SPD e qendrës së majtë dhe CDU/CSU (Unioni Kristian Socialist, parti e qendrës së djathtë) formuan koalicionin e gjerë me CDU nën udhëheqjen e Angela Merkel.Koalicioni i dytë i gjerë në historinë e Gjermanisë (kabineti i dytë Merkel) u formua në 2009 midis CDU/CSU dhe FDP (Partia Demokracia e Lirë, parti e qendrës së djathtë).

Koalicioni i tretë i gjerë u formua në 2013 prej CDU/CSU (parti të qendrës së djathtë) dhe SPD (parti e qendrës së majtë).Edhe angazhimi i LSI-së në qeverisje në Koalicionin për Integrim me PD ishte risi emancipuese e politikës shqiptare.Koalicioni garantoi stabilitetin ekonomik, politik dhe qeverisës të vendit si dhe funksionimin dhe mbarëvajtjen e institucioneve kushtetuese.Koalicioni përshpejtoi ritmin e reformave qeverisëse që ndihmuan për integrimin evropian të vendit; siç dihet, u realizua heqja e regjimit të vizave dhe lëvizja e lirë e qytetarëve si dhe marrja e ftesës së vendit kandidat.

Është e vetkuptueshme për social-demokracinë të përfaqësojë një lëvizje pragamatiste për t’iu përgjigjur në mënyrë të vazhdueshme sfidave që iu bëhet vlerave dhe politikave të saj sociale. Pragmatizmi e lejon qeverisjen të jetë fleksibile, të testojë çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon dhe të bëjë ndryshimet përkatëse, të përshtatet ndaj ndryshimeve shoqërore dhe ekonomike (veçanërisht e rëndësishme në një mjedis global) dhe të kombinojë tiparet më të mira të gamës së ideve politike. Pragmatizmi është veçanërisht i përshtatshëm për periudhën post-ideologjike kur kemi kuptuar që modeli social perfekt nuk ekziston.

Vendet nordike janë të famshme për diferencat e tyre të pakta gjinore. LSI e vlerëson forcën emancipuese të gruas në shoqërinë shqiptare dhe ka qenë iniciatore e ndryshimeve ligjore për një përfaqësim të barabartë të grave edhe në jetën publike. Me iniciativën e LSI për herë të parë 50% e listave të këshillave bashkiake përbëhen nga gra dhe vajza, një tregues i vendosmërisë së LSI-së për të realizuar sa më shpejt barazi të plotë gjinore kudo.

Ne të gjithë përjetojmë faza të ndryshme të jetës, çdokush bëhet i brishtë në një periudhë të caktuar kohore.Si qenie shoqërore ne kemi nevojë për njëri-tjetrin.Së bashku ne arrijmë shumë më tepër sesa individualisht.Kyështë vizioni që ka udhëhequr social-demokracinë e vendeve nordike nëpër gjithë procesin e ndërtimit të shtetit të mirëqënies sociale, prej fillimit të industrializimit, në kohën e globalizmit dhe ekonominë nëdinamikën e kohës së sotme.

LSI është forca politike që promovon dhe inkurajon ndërveprimin social, solidaritetin dhe mbështetjen reciproke te njëri-tjetri duke i shërbyer kohezionit social pa mohuar të drejtën e qytetarit për të qenë “njeri individualist”. Familja e madhe politike e LSI-së inkurajon dhënien e ndihmës dhe mbështetjes midis individit të “fortë” dhe atij “vulnerabël”, të “shëndetshmit” dhe të sëmurit”, të “pasurit” dhe të “varfrit”, të “moshuarit” dhe të “riut”. Social-demokracia kërkon që kjo gatishmëri për t’u çuar në këmbë për njëri-tjetrin, ashtu siç ndeshet shpesh edhe brenda familjes të shtrihet në nivel të gjerë social.

Skemat e pensionit janë dominuese në të gjitha vendet e europës perëndimoredhe veçanërisht atyre nordike.Niveli i pensionit varet nga koha që individi ka jetuar në shtetin përkatës, paga e tij gjatë kohës që ka punuar, numri i familjarëve që varen prej tij dhe faktit nëse ai ose ajo përfiton pension special nga skema të tjera sigurimi.LSI e ka cilësuar domosdoshmëri reformimin e sistemit të pensioneve për të siguruar pensione të kënaqshme për ata që derdhin kontribute në vendet e tyre të punës si dhe futjen e pensionit social si vëmendje e shtuar e shtetit ndaj shtresave në nevojë.Politikat e punësimit kanë qenë dhe mbeten padyshim prioritet në arenën e përpjekjeve për ndryshim dhe reforma të vendeve perëndimore dhe nordike.LSI e vlerëson biznesin fason si një sipërmarrje mjaft të rëndësishme për ekonominë e vendit për vetë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka me mbi njëqind mijë të punësuar.Ajo angazhohet vazhdimisht në ndihmë të biznesit fason duke propozuar edhe paketa integruese për këtë biznes për të lehtësuar punën e tyre duke i ofruar kredi të buta për blerjen e makinerive dhe pajisjeve. Lëvizja e Gruas për Integrim (LGI) nxit punësimin e grave në biznesin fason si një nga prioritetet që ka Lëvizja e Gruas për Integrim, por edhe vet LSI.

Duke e njohur rolin jetik të sektorit të bujqësisë për ekonominë shqiptare, paketa e ndryshimeve ligjore e propozuar nga LSI për fermerët eleminon pengesat në shitjen e prodhimeve bujqësore.Me ndryshimet e reja, fermerët mund të shesin me para në dorë (likuiditet cash) produkte deri në vlerën e njëqind mijë lekëve (të reja).Sakaq një ndryshim tjetër i miratuar nga Qeveria me propozim të LSI-së është edhe ajo e siguracioneve për fermerët që aplikojnë për subvencione në bujqësi. Me ndryshimet në skemë askush nuk do të paguajë siguracione paradhënie në të ardhmen.

LSI është lëvizje e të gjithë shqiptarëveqë besojnë në vlerat e social-demokracisë.Filozofia e saj është integrimi i qytetarëve shqiptarë në një shoqëri me mirëqënie dhe drejtësi, përfshirje reale e të gjitha shtresave shoqërore dhe grupmoshave, e grave dhe të rinjve në vendimmarrje, vlerësim dhe përkrahje për veteranët e luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe të gjithë brezave që kanë kontribuar me përkushtim dhe sakrifica të mëdha per sovranitetin dhe përparimin e Atdheut.LSI-ja është sot familja politike e mijra burrave dhe grave që besojnë dhe e dëshirojnë natyrshëm ofertën e mirëqënies e cilae ndan Shqipërinë përfundimisht nga e kaluara dhe varfëria. Me mbështetjen në rritje të programit të saj ekonomik dhe politikat sociale dhe mjedisore, shqipëtarët po investojnë në mënyrën më të sigurt për mirëqënien dhe sigurinë e tyre.Bashkimi rreth saj ështëgarancia më e madhe që vendi të mos përjetojë konflikte të panevojshme dhe tëavancojë me ritme të shpejta drejt destinacionit të saj të natyrshëm.LSI e meriton besimin dhe suportin mbarëqytetar për të qënë lokomotiva e progresit drejt rrugës së ndërtimit të shtetit të mirëqënies në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?