Erion Braçe: A keni ju hall me Kadastrën e Shtetit? Unë kam…!

Nga Erion Braçe-

A keni ju hall me Kadastrën e Shtetit?

Për informacion, aplikime, përgjigje, legalizime, hipoteka, verifikime… a përballeni edhe ju me vonesa dhe heshtje?

Swiss Digital Desktop Reklama

Natyrisht që po.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe ngushëllohuni me faktin se edhe ne, deputetët, në këtë rast edhe unë, po hasim të njëjtin problem.

Kam kërkuar zyrtarisht informacion nga Kadastra e Shtetit për të mësuar nëse ka pasur apo jo procedura legalizimi për sipërfaqe dhe njësi në kompleksin “Arlis”, ai që u dogj pranë Farmacisë 10.

Kanë kaluar tashmë 4 javë nga përfundimi i afatit maksimal ligjor prej 3 javësh dhe përgjigjja ende nuk ka ardhur!

Ndërkohë, kam shtyrë interpelancën parlamentare, e cila do të zhvillohet këtë javë, pikërisht në pritje të këtij informacioni.

Interpelanca nuk bëhet për spektakël politik dhe as për “qejf”. Është një detyrim ndaj banorëve të prekur nga zjarri dhe ndaj çdo qytetari që përballet çdo ditë me burokracinë dhe heshtjen institucionale.

Unë dua informacionin.
Kadastra duhet të përmbushë detyrimin e saj ligjor!

Dhe çdo ditë po kuptoj më mirë sa të drejta janë ankesat e qytetarëve dhe të bujqve ndaj këtij institucioni.

Nuk mund t’u kërkosh qytetarëve të respektojnë ligjin, kur vetë institucionet nuk respektojnë afatet dhe detyrimet ligjore ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?