Erion Veliaj pritet me entuziazëm mu në bastionin e PD-së në kryeqytet
Erion Veliaj vazhdon fushatën e tij intensive. Nga takimet dje në zonat e ish-komunave, sot Erion Veliaj ka shkuar mu në njesinë 10 në kryeqytet që njihej dikur si “bastioni” i PD. Aty ai u prit me entuziazëm.
I shoqeruar nga deputeti karizmatik i PS, Fatmir Xhafaj, kryebashkiaku aktual dhe kandidat për zgjedhjet e 14 majit, gjeti një atmosferë si në njesinë 5 ku dihet se banorët aty janë mbi 80 % socialistë.
“Bashkë me Fatmirin u shprehem mirënjohjensocialistëve safi të Njësisë nr. 10. E vlerësoj shumë kontributin tuaj, që Partia Socialistetë shohë gjithmonë përpara, për më të mirën për qytetarët“- shkruan Erion Veliaj.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se vlerësimi dhe mirënjohja janë të rëndësishme në familjen e madhe socialiste, sidomos ndaj atyre që kanë sakrifikuar për të ardhur deri në ditët e sotme.
“Partia Socialiste ka fituar 8 nga 9 betejat e fundit, një rekord që nuk e ka asnjë parti tjetër në rajonin tonë apo në Europë. Ne jemi e vetmja parti që mirënjohjen e kemi në statutin e partisë, ku mirënjohja, respekti e vlerësimi publik për të gjithë ata njerëz që kanë dhënë një kontribut në këto fitore po materializohet, dhe sot fillojmë një traditë që dua ta vazhdoj në të gjitha njësitë. Ju jam vërtet mirënjohës për kontributin,” u shpreh Veliaj.