Erjon Murataj, koordinator i Bindjes Demokratike për Elbasanin

Erjon Murataj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit. Lajmin e ka dhënë kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi përmes një postimi në rrjetet sociale,, ku vlerëson figurën e Muratajt dhe prejardhjen e tij.

“Murataj është një politikan i ri me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në biznesin privat. Lidhja e tij me qytetin bëhet më e fortë edhe nga trashëgimia, pasi është nip i dy gjyshërve të njohur, regjisorit të teatrit “Skampa”, Llambi Burgjia dhe gjeneral Myqerem Muratajt. Jurist në profesion ai synon të kontribuojë për Elbasanin, duke i siguruar atij një përfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm, që të reflektojë në radhë të parë problematikën e rinisë së këtij qarku”, shkruan Patozi.

Vetë Murataj u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndahen nga politika e vjetër dhe t’u besojnë të rinjve.

SHKARKO APP