Erjoni dhe Alma ndahen, “çifti i vitit” përfundon në polici
Dhe historia e bukur përfundoi. Erjon Sulhoxhaj, 35 vjec u bë për një kohë të shkurtër, personazh i rrjeteve sociale. Ai kërkoi Almën, e ku pas video-ve ku ai shprente dashurinë, Alma e pranoi dhe në një emision ajo e fali.
Por Erjoni nuk e mbajti premtin, pasi policia e Fierit njoftoi këtë të shtunë arrestimin e Erjon Sulhoxhajt. Sipas policisë, 35-vjeçari është ndaluar pas denoncimit të Almës, që e ka kallëzuar se në 4 muaj bashkëjetesë me të ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Uniformat blu të qytetit të Fierit i kaluan materialet prokurorisë për veprën penale “dhunë në familje”.
Alma dhe Erjoni u bashkuan në nëntor. Erjoni tha se janë njohur në qytetin e Fierit dhe aty ka lindur dashuria e tyre. Sa u përket videove, ai tha se janë miqtë e tij që ja kanë publikuar pa autorizimin e tij.
Ndërkohë, ai i bëri thirrje policisë që të mundësonte heqjen e këtyre videove nga interneti. Dashuria e Erionit, Alma, tha se këto video e kanë vënë në vështirësi edhe familjen e saj. Ajo tregoi se fëmijët nuk i shikon prej gjashtë muajsh pasi është ndarë nga burri. Në fund, të dy premtuan se do të vazhdojnë romancën e tyre, Erjoni pa alkool dhe Alma pa e braktisur “poçin”, siç e quan me përkëdheli…premtim që mesa duket nuk u mbajt.

